Kalo te lënda

Ilegalët ndërtojnë lirshëm

Nga: Fatos Shala

Ndërtimet ilegale në Prishtinë po vazhdojnë edhe pas inçizimit satelitorë të datës 19 gusht 2010. Dy vite pas këtij inçizimi, në kryeqytet shihen ndërtime ilegale shumë shpesë. Inspektorati i Komunës së Prishtinës duke se është dorëzuar.

Indeksonline ka siguruar fotografi të një mbindërtimi në qendër të Prishtinës. Këtij objekti fillimisht i është  hequr kulmi dhe i është  shtuar edhe një kat.  Punimet në këtë objekt janë bërë kryesisht orët e hershme të mëngjesit, por edhe  gjatë ditës.

Kjo ndërtesë ndodhet në Lagjen “Ulpiana”, tek banesat e bardha në rrugën “Henry Dante”.

Për këtë rast  Indeksonline ka kërkuar përgjigje tani e një javë nga Komuna e Prishtinës. Zyra për informim e kësaj komuna e ka thënë se përgjigjet i ka kthyer drejtori i Inspektorati Muhamet Gashi. Por, ku është kontaktuar Gashi nga Indeksonline, ka thënë se përgjigjet do kthehen shumë shpejt, mirëpo as ai nuk ka kthyer më asnjë përgjigje.

Indeksonlinë në drejtim te zyrës për informim të Komunë se Prishtinës që udhëheq nga Asdren Osaj, dhe në zyrën e Inspektoratit të udhëhiqet nga Muhamet Gashi ka dërguar këto pyetje: A ka marr leje pronari i banesës ta bëjë ketë? A është mbindërtim kjo shtesë e kulmit? Çka do bëjë komuna e Prishtinës me këtë rast? A do të rrënohet nëse është mbindërtim?

Ky është vetëm një rast nga shumë të tillë që janë duke ndodhur në Prishtinës.  Nga të dhënat e më hershme  thuhet  se vetëm nga korriku i  vitit 2010 deri në fund të dhjetorit të 2011, në territorin e Prishtinës kanë nisur të ndërtohen pa leje mbi 500 objekte të reja, 380 prej tyre vetëm në 2011.  Kjo ka vazhduar të ndodh e dhe pse kryetari Isa Mustafa ishte zotuar se asnjë objekt nuk do të legalizohet, po qe se nuk ka aplikuar për legalizim dhe po qe se objekti i tij nuk ndodhët në Imazhin satelitor të datës 19 gusht 2010.

E, në anën tjetër numri i aplikuesve për legalizim të objekteve vazhdon të jetë i madh. Në vitin 2011 në Komunën e Prishtinës numri i aplikuesve për legalizim ka qenë më se 6148 .  Por, në bazë të disa raporteve që ka parë Indeksonline  thuhet se në vitin 2011, komuna krahas mbi 6 mijë aplikuesve për legalizim, leja e ndërtimit u është dhënë vetëm 30 prej tyre, ndërkohë që janë trajtuar rreth 700.

Komuna e Prishtinës, me datë 19 gusht 2010, pat ndërmarrë një nismë për të bërë fotografimin (imazhi) satelitor të gjendjes faktike të objekteve ndërtimore. Sipas shpalljes publike të lëshuar nga Komuna e Prishtinës, “çdo ndërtesë apo pjesë e saj e ndërtuar pas datës 19 gusht 2010 dhe që nuk figuron në imazhin satelitor të kësaj dite nuk do të mund t’i nënshtrohet procedurës se legalizimit”. Sipas kësaj shpallje, secili ndërtim pa leje pas kësaj date, do të trajtohet konform me dispozitat e Ligjit për Ndërtim nr. 2004/37 dhe akteve tjera nënligjore të nxjerra në bazë të këtij Ligji përkatësisht, ato ndërtime do të rrënohen./Indeksonline/.

Lini një koment