Kalo te lënda

Hetohet Ministria e Kthimit

Ministria për Komunitete dhe Kthim, të cilën e udhëheq Radojica Tomiq, vazhdon të hetohet nga institucionet e drejtësisë për keqpërdorimin e posteve nga zyrtarët e saj.

Shkak i hetimeve të zyrtarëve MKK-së, janë shtëpitë e ndërtuara nga buxheti i kësaj ministrie në fshatra të ndryshme si në Zllaq të Komunës së Istogut, në fshatin Serbicë e Poshtme të Komunës së Prizrenit si dhe në Komunën e Klinës.

Koha Ditore shkruan se, nëpërmjet një shkrese zyrtare nga Njësia për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës, janë kërkuar sqarime nga kjo ministri për mënyrën e ndarjes së shtëpive, të cilat siç thuhet në shkresën e PK-së, përzgjedhja e përfituesve nuk ka kaluar fare nëpër grupet  komunale.

Lini një koment