E kërcënuar me një foto gjysmë nudo, 15 vjeçarja i jep fund jetës
Amanda Todd, një vajzë 15 vjeçare nga Vancouver i dha fund jetës pasi për muaj të tërë ishte viktimë e një “cyber-bullo”, të cilin e kishte njohur në Facebook.
Pas pak kohësh ai kishte filluar ta kërcënonte se do shpërndante imazhet e saj me gjoksin jashtë në internet, të shkrepura në momente intime mes tyre, nëse Amanda nuk do pranonte të jepte shfaqje në një mini-spektakël hard për të. shkruan noa.
Nga kërcënimet djali kishte kaluar në fakte dhe fotot kishin përfunduar në rrjetin social dhe mund të shiheshin nga kushdo.
Në fillim të muajit shtator, siç informon noa.al Amanda kishte vendosur të tregonte historinë e saj nëpërmjet një video të cilën e postoi në rrjet.
Por 15 vjeçarja nuk arriti gjithsesi të kalojë këtë situatë dhe pas ankthit, depresionit, drogës dhe alkoolit, Amanda i dha fund jetës.