PDK nuk është pronë private e askujt
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj ka deklaruar se situata brenda PDK-së është shqetësuese. Sipas tij, PDK-ja nuk është pronë private e askujt. Limaj ka thënë se “nuk duhet të personalizohet partia, duhet të reformohet, e të hapet për tu përgatitur për sfidat qe na presin.
Aktualisht jemi në situata shumë të rënda, por na presin sfida edhe më të rënda që vetëm me një unitet të mirëfilltë që bashkon mbi bazën e qëndrimeve politike. Sipas Limajt, çdo variant tjetër do ta dëmtonte PDK-në, por kjo do të reflektonte edhe në proceset e përgjithshme të vendit.
Më tej Limaj ka kërkuar që ka ardhur koha për reforma të thella në PDK, me qëllim që sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ta ruaj primatin, të demokratizohet brenda saj duke sjell qëndrime politike të kristalizuara.
“Të shkojmë në zgjedhje përmes modelit një anëtar një votë. PDK ka nevojë për kuadër të profesionalizuar dhe njerëz meritor. PDK duhet t’i prijë demokratizimit të brendshëm.
“Nuk ka mundësi të ketë institucione të mirëfillta, nëse nuk kemi parti të demokratizuara brenda për brenda” ka thënë Limaj dhe ka shtuar që kjo gjendje nuk i kontribuon PDK-së. “Ose duhet të kthehet dhe të funksionoi mbi bazën e normave statutare të partisë, ose kjo parti është e destinuar për të dështuar”, ka deklaruar Fatmir Limaj, në një intervistë për RTv21.
Duke folur për dialogun me Serbinë dhe çështjen e zgjidhjes së veriut, nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj ka deklaruar që çelësi i zgjidhjes së problemit në veri është largimi i strukturave të Serbisë nga Kosova dhe tu bëhet e qartë serbëve lokal që duhet të pranohet realiteti i ri.
Ai ka deklaruar që para dialogut, duhet të dihet agjenda e bisedime. “Kosova do të bisedojë me të gjitha vendet fqinje. Por, problemi është te definimi i temave të bisedimeve. Nëse ka rreziqe askush nuk ka te drejtë të marrë vendime të cilat tejkalojnë Kushtetutën e Kosovës