Mustafa: Jemi takuar, por nuk jemi marr vesh!
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë dhënë Radio Dukagjinit, ka konfirmuar takimin që ka pasur me krerët e subjekteve më të mëdha politike në vend, por sipas tij nuk është arritur asnjë marrëveshje për reformën zgjedhore.
Mustafa ka potencuar se tash i mbetët Kuvendit të vendos e jo liderëve partiak.
Nga ana tjetër, nënkryetari i Komisionit për reformë zgjedhore, Halit Krasniqi nga radhët e PDK-së, ka thënë se reforma zgjedhore varet kryekëput nga Isa Mustafa.
Vetëm pas angazhimit të një zyrtari të lartë të BE-së në Kosovë, reforma zgjedhore është hequr nga lista e kritereve që Komisioni Evropian i ka vendosur Kosovës për të filluar negociatat për marrëveshjen e stabilizim asocimit.
Ky zyrtar i lartë i BE-së, në biseda private thekson se sikur ky kriter të vendosej, atëherë do të duhej një vit kohë për tu plotësuar.