Kalo te lënda

Muhamet Mustafa del nga koalicioni qeverisës

Grupi i ekspertëve E-15 pasi ka diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend, sidomos rreth çështjes së privatizimit të ndërmarrjeve publike, ka vendosur të dal nga koalicioni qeverisës dhe të mos veproj më në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re.

Përmes një komunikate për media Grupi E-15 konstatoi se angazhimi i deritashëm në Koalicionin për Kosovën e Re në Qeveri nuk ka qenë rezultativ në realizimin e programit ekonomik të KKR si dhe përmirësimit të funksionimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera.
“Duke qenë se përkundër angazhimit të E15 në kuadër të Grupit Parlamentar gjendja nuk ka ndryshuar për të mire dhe se  përpjekjet e Grupit E-15 për arritjen e një qëndrimi të përbashkët të KKR rreth këtyre çështjeve nuk  kanë qenë të frytshme, veçanërisht lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve publike, Grupi E-15 tani e tutje nuk do të veproj në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re”, thuhet në komunikatën e Muhamet Mustafës, udhëheqës i grupit E-15.
Grupi E-15 diskutoi edhe për aktivitet e ardhshme me qëllim të forcimit e zgjerimit të tij për të qenë më efektiv në  adresimin e sfidave aktuale të vendit si dhe për të forcuar në këtë mënyrë identitetin e vet në skenën politike të Kosovës.

Lini një koment