Kalo te lënda

Krim horror, studentes 18- vjeçare i presin kokën, 3 muajshe shtatzënë

Ekspertët e policisë së Durrësit në arën ku u gjet trupi pa kokë i 18-vjeçares

Durres/ Ajshe Vata, 18 vjeç, është vrarë në orët e para të mëngjesit. Provat në vendngjarje. Dy pistat e hetimit. Policia d

yshime për krim brenda familjes ose vrasje për pasion.

Masakër mbi trupin e një adoleshenteje në Xhafzotaj të Durrësit. Studentes 18-vjeçare i presin kokën, 3 muajshe shtatzënë.

Viktimës Ajshe Vata iu gjet vetëm trupi në arën me misër.

Gjendet lëkura e autorit të vrasjes në thonjtë e viktimës, pështymë dhe fije floku.

Kufoma pa kokë, nuk hapet morti në familjen e Muhamet Vatës. Të afërmit: Duhet të vijë kryefamiljari.

Një akt barbar ka ndodhur ndaj një 18-vjeçareje nga fshati Vëllazërim i komunës Xhafzotaj, së cilës i kanë ndarë kokën prej trupit duke ia zhdukur më pas. Viktima quhet Ajshe Vata, që sipas ekspertizës mjekoligjore, rezulton të ketë qenë 3

Shtëpia e familjes Vata

muajshe shtatzënë kur e kanë masakruar mëngjesin e hershëm të së enjtes. Adoleshentja ishte rritur jetime gjashtë vitet e fundit, pasi e ëma i kishte ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Nga martesa e dytë e babait, Muhamet, me profesion mekanik, familjes Vata iu shtua në vitin 2007 edhe një vajzë tjetër. Kështu, Ajshe Vata ishte vajza e tretë e familjes me origjinë kuksiane, nga shtatë fëmijë gjithsej, nga 3-22 vjeç, ku vetëm i parafundit ishte djalë. Ajo kishte përfunduar këtë vit shkollën e mesme të Medresesë “Mustafa Var-oshi” në Durrës, pas katër vitesh studimi dhe qëndrimi atje në konvikt. Këtë vjeshtë, 18-vjeçarja kishte fituar të drejtën e studimeve të larta për në Fakultetin e Infermierisë në Tiranë. Por që në vigjilje të universitetit, që do t’i mundësonte shpëtimin e jetëve, asaj vetë iu mor jeta në mënyrë të llahtarshme.

Lini një koment