Kalo te lënda

Kosova shpenzoi nga10 milionë euro në vit për teknologji

Nga: Fatos Shala

Për blerjen e pajisjeve teknologjike, si softuerë, kompjuterë dhe laptopë Institucioneve të Kosovës po shpenzojnë miliona euro. Por, blerja e tyre po përcillet edhe me dallavere dhe shkelej ligjore nëpër tenderë.

Institucione e  Kosovës prej vitit 2009 e deri në vitin 2011, kanë shpenzuar  për blerjen e këtyre pajisjeve rreth 30 milionë euro.  Me blerjen më të madhe nga te gjitha vitet prin Ministritë, duke lenë pas Komunat.

Sipas raportit të Auditori të Përgjithshëm “ Furnizimi me pajisje te IT-së ne Institucionet Publike” shpenzimet më të mëdha gjatë këtyre viteve  janë bërë për blerjen e Softuerëve dhe Kompjuterëve/Laptopëve. Shpenzimet për blerjen e softuerëve përbëjnë 46 për qind të vlerës totale, derisa 43 për qind e shpenzimeve janë bërë për kompjuter dhe llaptop.

“Në tri vitet e fundit për pajisjet e TI-së ishin shpenzuar mesatarisht rreth 9.5 milionë euro në vit nga të gjitha organizatat buxhetore.  Blerja e pajisjeve të TI-së bëhet sipas rregullave të prokurimit dhe bënë pjesë te kontratat e furnizimeve. Për furnizim me pajisje të TI-së, në vitin 2009 janë shpenzuar më shumë se 8 milionë euro, në 2010 afërsisht 13 milionë euro  dhe në 2011 janë shpenzuar rreth 8 milionë euro.  Pjesën më të madhe të shpenzimeve për pajisje të TI-së apo 78 për qind të tyre e përbëjnë ministritë, 8 për qind komunat dhe 14 për qind organizatat tjera”, ka treguar Auditori.

Auditori tutje ne raport ka shprehur shqetësim lidhur me blerje e IT-ve dhe mos përputhjen e kontratave të nënshkruara.  Sipas auditorit institucionet ka raste kur nuk mbajnë fare shënime adekuate.  “Institucionet nuk mbajnë shënime adekuate se si e kanë bërë vlerësimin e nevojave për TI. Kjo mund të vërehet edhe nga diferenca në mes planifikimit dhe realizimit të kontratave për TI. Specialistët e TI-së në dy institucione nuk ishin kyçur në procesin e vlerësimit të nevojave dhe në përcaktimin e specifikave të pajisjeve”.

Po ashtu sipas auditorit gjata testimit te kontratave është vërejtur se ka pasur edhe devijime te çmimeve.

“Gjatë analizimit të procedurave dhe ndikimit të tyre në çmimet e kompjuterëve, llaptopëve dhe fotokopjeve kemi vërejtur devijime në çmimet e tyre. Këto devijime janë vërejtur si te procedurat e hapura ashtu edhe te kuotimet e çmimeve. Në dy institucione, kemi hasur në raste kur specialistët e TI-së nuk ishin të involvuar fare në përgatitjen e specifikacioneve për blerjen e pajisjeve të TI-së. Specifikacionet ishin të përgatitura nga vet personat kërkues të pajisjeve të TI-së; Kemi gjetur raste të blerjes së pajisjeve të TI-së me specifika të larta si pasojë e mosinvolvimit të specialistëve në përgatitjen e specifikacioneve. Karakteristikat e larta ndikojnë në rritjen e kostos së blerjes së TI-së. Ne tenderët e nënshkruara nga Institucionet, sipas auditorit ka pasur edhe laramani çmimesh ne artikujt  e blerë.  Kjo laramani është vjetur me së shumti tek çmimet   llaptopëve dhe makinave fotokopjuese. “Gjatë analizave tona, kemi vërejtur se me karakteristika të larta ishin blerë 43 për qind e kompjuterëve, 23 për qind e llaptopëve dhe 31 për qind e makinave fotokopjuese”, ka vlerësuar Auditori.
Auditori ne fund ka kërkuar nga Institucionet e Kosovës që ti trajtojnë edhe alternativat tjera ne plotësimin e nevojave me teknologji. “Në procesin e vlerësimit të nevojave institucionet duhet të shqyrtojnë edhe mundësitë e tjera për përmbushjen e nevojave. Një mundësi është marrja me qira psh. e makinave fotokopjuese. Kjo praktikë do të lironte institucionet nga barra e blerjes dhe e mirëmbajtjes së këtyre pajisjeve të kushtueshme. Disa institucione tanimë janë duke shfrytëzuar këtë shërbim. Mundësi tjetër është edhe arritja e marrëveshjeve për shërbimet e servisimit dhe materialit të makinave fotokopjuese”./Indeksonline/.

Lini një koment