Kalo te lënda

Gëzuar me Hashimin dhe Dautin!

Kryeministri Hashim Thaçi për dallim nga vitet e kaluar, kohëve të fundit nuk heziton ta vizitoj familjen Haradinaj në Gllogjan.

“Akulli i shkrirë” në relacionet kryeministër – familja Haradinaj po reflekton edhe në Kuvend, kohë pas kohe. Situata e re është vërejtur edhe të premten gjatë vizitës së kryeministri Thaçi në Gllogjan.

Ai ka qëndruar fillimisht në Deçan, Gjakovë dhe Isniq me rastin e vizitës së kryeministrit shqiptare, Sali Berisha, i cili u shpall qytetar nderi i Deçanit, komunë kjo e qeverisur nga AAK-ja.

Pas zbulimit të shtatores së Isa Boletinit në Isniq, dy kryeministrat kanë bërë homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

E të vizitosh Gllogjanin e të mos hysh në Oden e Haradinajve, kjo s’mund të ngjajë. Kryeministri Thaçi dhe deputetit i AAK-së, djali i familjes Haradinaj, Dauti, e kanë ‘quar nga një’, duke treguar edhe njëherë se tashmë çdo gjë është OK, vetëm pritet ‘prerja e shiritit’… (ORAinfo)

Lini një koment