Bugajski: Serbia mund ta bllokojë veten, jo Kosovën
Duke folur për rrjedhat e fundit pasi qe Komisioni Evropian ka miratuar dokumentin për studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim Asocim (MSA) me Kosovën, analisti për çështje ballkanike, Janush Buajski theksoi se ky është një hap shumë pozitiv për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Do të duhen shumë vite, por kjo me të vërtetë është ngjitja e parë në shkallën drejt BE-së. Ajo që është e jashtëzakonshme duket se është marrëveshja e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, përfshirë edhe ato që ende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Pra, mendoj se ky është lajm i mirë për Kosovën, por tash duhet të bëhet shumë punë për të siguruar se qeveria në Prishtinë, do të arrijë të zhvillojë negociata për Marrëveshje të Stabilizim Asocimit, që mund të realizohet. Me fjalë të tjera, një që mund të implementohet në praktikë”, theksoi Bugajski duke shtuar se “Ky është proces. Kjo nuk është diçka që do të ndodhë brenda natës. Por, mendoj se tash i takon qeverisë, kuvendit, t’i bëjnë të gjitha gjërat e domosdoshme për kualifikim. Është një listë e tërë e kushteve, që edhe vendet e tjera duhet t’i plotësojnë, për t’u kualifikuar për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Pra, është shumë thjesht: qeveria duhet t’i bëjë detyrat e shtëpisë, duhet ta implementoj legjislacionin, e të tjera. Pra, duhet ta bëjë punën për plotësimin e kushteve për të lëvizur kah hyrja në BE”, tha ai në një intervistë për REL.
Bugajshki theksoi se lidhur me procesin e integrimit këtu janë dhënë dy mesazhe. Njëri është inkurajim për Kosovën, për qeverinë në Prishtinë, që të ecë përpara me reforma. I dyti është mesazhi për Serbinë, që pavarësisht nga kundërshtimi që i bën njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimit ndërkombëtar të saj, Bashkimi Evropian do të vazhdoj ta trajtoj Kosovën si shtet të pavarur, pavarësisht që disa shtete anëtare nuk e kanë njohur Kosovën. Prandaj, Serbia duhet të krijoj raporte të mira bilaterale me Kosovën dhe ta pranoj integritetin e saj territorial. Pra, kemi të bëjmë me dy mesazhe të fuqishme këtu.
Duke analizuar rolin e Serbisë në këtë aspekt, Janush Bugajski thekson se “Serbia mund ta bllokojë vetëm vetveten. Me fjalë të tjera, Serbia nuk do të lëvizë drejt negociatave për pranim, derisa t’i plotësojë disa kushte të caktuara, që përmenden në raport. Mendoj se komisionari Fyle e ka paraqitur këtë në mënyrë më të detajuar. Ai ishte në Beograd për t’ia shpjeguar serbëve se duhet ta pranojnë integritetin territorial të Kosovë, duhet ta ndalin mbështetjen për strukturat paralele, duhet të ndërtojnë raporte më të afërta me Prishtinën. Serbia duhet t’i ndërmarrë disa hapa, edhe pa e pranuar Kosovën. E vetmja gjë që do ta bllokoj rrugën e Serbisë drejt BE-së do të jetë vetë Serbia, nëse refuzon t’iu nënshtrohet kushteve të BE-së.
Po sipas tij Serbia mund të bankrotojë edhe ekonomikisht. “Pavarësisht nga e kaluara e figurave, siç janë presidenti dhe kryeministri, nëse ata janë të përkushtuar për evrointegrim, nëse ata janë të përkushtuar për raporte të mira ndërfiqnjësore në gjithë rajonin, ata duhet ta vazhdojnë dialogun dhe aktualisht ta thellojnë dialogun me Kosovën. Në anën tjetër, ekziston problemi se Serbia, në këtë moment, ka vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike, probleme buxhetore… Nëse ata nuk janë në gjendje ta mbulojnë deficitin buxhetor dhe t’i paguaj rrogat, pensionet dhe gjërat e tjera, që shteti duhet t’i bëjë, unë kam shqetësim se disa figura qeveritare, përfshirë kryeministrin, mund t’i kthehen nacionalizmit. Në këtë aspekt, ata së pari mund t’i qasen çështjes së Kosovës. Por, për momentin ekziston balanca në kuptimin se në cilin drejtim po lëvizë Serbia. Për këtë arsye, mendoj se në Serbi, në qeverinë e re, është shumë e fokusuar vëmendja. Por, nuk mund të parashikoj se në cilin drejtim do të shkoj”./standardi.info
ju udheheqs te kosoves buni zgjedhet elira e nisne nji kuvend te ri e udhheqs qe jun me que kosoven perpara leni gjelozit leni hajnit se kosoves nuk i duhen kto
po udhheqs qe edon kosoven me zemer
angjallet nji person si ibrahim rugova ka kosov qe edojn ata me zemer
i
PëlqejeniPëlqejeni