Adelina (s)josh Blerimin
Aktori Blerim Destani, mbetet një nga personazhet televizive më të përfolura shqiptare, kryesisht lidhur me jetën e tij private dhe marrëdheniet me femra.
Kështu ishte edhe gjatë ditëve të kulturës “Tirana Art Day” , ku pjesëmarrja e Destanit tërhoqi vëmendje të madhe mediatike.
Përveç mediave, aktori duket të ketë qenë tërheqës edhe për femrat pjesëmarrëse në ngjarjen kulturore. Një nga të komentuarat në raport me të, ishte këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri, e cila u pa në fotografi, me një qëndrim që gjasonte në joshje ndaj Destanit, përderisa ai shfaqej plotësisht indeferent për praninë e saj.

Komentimi i kësaj fotografie nga mediat shqiptare, duket të mos i ketë pëlqyer Adelinës, e cila ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për tu kundërpërgjigjur pikërisht me fotografi, por që paraqet pozicione të kundërta.
Mbetet të shihet nëse vërtetë ka diçka mes Adelina Tahirit dhe Blerim Destanit , apo është vetëm një mënyrë e tërheqjes së vëmendjes së publikut.