Kalo te lënda

Statusi i vendit kandidat: Çfarë përfiton Shqipëria?

Ambasadori i SHBA-së dhe ai i OSBE kanë përshëndetur marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Në deklaratat të veçanta Arvizu e Wollfarth nxisim palët të vijojnë bashkëpunimin në të mirë të vendit. Marrja e statusit kandidat për në Bashkimin Evropian do t’i japë Shqipërisë një tjetër status edhe në planin ekonomik, kryesisht në rritjen e besueshmërisë së investitorëve të huaj.

Evropa hap dyert edhe për shqiptarët. Shqipëria do të ketë gjithashtu përfitime të drejtpërdrejta nga Bashkimi Evropian. Aktualisht Brukseli i jep vendit tonë afro 80 milionë euro fonde në vit, nga programi IPA. Me marrjen e statusit, kjo shumë pritet të dy apo dhe trefishohet, fonde këto të fokusuara kryesisht në Bujqësi, zhvillimin rajonal dhe burime njerëzore.

Për të përfituar nga ndihma financiare e Bashkimit Evropian që jepen pas marrjes së statusit, BE-ja kërkon ngritjen e institucioneve të posacme që bëjnë të mundur disbursimin e fondeve. Sipas autoriteteve shqiptare, këto institucione janë ngritur thuajse tërësisht.

SHBA, OSBE dhe BE mirëpresin dhënien e statusit për Shqipërinë

Ambasadori i SHBA-së dhe ai i OSBE kanë përshëndetur marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Në deklaratat të veçanta Arvizu e Wollfarth nxisim palët të vijojnë bashkëpunimin në të mirë të vendit.

Ambasada e SHBA mirëpret Raportin e Zgjerimit të BE-së që rekomandon miratimin e statusit kandidat për Shqipërinë me kusht përmbushjen e reformave të tjera kyçe. Rekomandimi është dëshmi e politikave konstruktive të ndjekura nga të gjitha partitë politike gjatë vitit të kaluar dhe për këtë arsye përfaqëson një mundësi historike për shqiptarët. Ne i mbështesim me forcë përpjekjet e Shqipërisë për integrim në BE dhe nxisim të gjitha palët të vazhdojnë të shpalosin bashkëpunimin e nevojshëm për të përfunduar dhe zbatuar reformat që mbeten pezull.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth ka komentuar botimin e Raportit të Progresit për Shqipërinë për vitin 2012 nga Komisioni Evropian. Pas prezantimit që iu bë këtij raporti nga ana e komisionerit Fyle, ambasadori Wollfarth nxiti politikanët shqiptarë që të shtojnë përpjekjet e tyre për të punuar së bashku për të ardhmen e vendit.

“Përpjekjet e përbashkëta të vijueshme nga të gjitha kampet politike mund ta çojnë vendin përpara, në të mirë të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca e OSBE-së vijon të ofrojë mbështetje në këtë proces, bazuar në mandatin e saj”, theksoi Wollfarth.

Lini një koment