Kalo te lënda

Rrokulliset me traktor, humb jetën

Një person ka humbur jetën dje në fshatin Vraqevo të Leposaviqit pasi që është rrokullisur me traktorin e tij në një pyll.

Policia bënë të ditur se viktima, mashkull Kosovar/Boshnjak, derisa ishte duke qarkulluar me traktor në një hapësire të pa përshtatshme, ka humbur kontrollin mbi traktor me ç’ rast është rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit viktima nga plagët e marra ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër i nacionalitetit serb ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë së Qarkut.

Ndërsa policia e Prizrenit bënë të ditur se një person ka vdekur pasi që është përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur ditë më parë në fshatin Korishë të Prizrenit.

Sipas raporti ditor të policisë, gjatë njëzetekatër orëve të fundit kanë ndodhur rreth 70 aksidente trafiku, ndërsa janë lëshuar rreth 1000 gjoba në trafik ndaj kundërvajtësve.

Lini një koment