Kalo te lënda

Rexhepi: MUP-i duhet debuar nga veriu

Ndarja e Kosovës nuk është e pranueshme dhe Serbia nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Rexhepi shtoi se serbët në veri të vendit do të duhej të përcaktohen vullnetarisht se a do të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës, “ose do të jetojnë në ëndrrat e tyre”. Kishte pak gjasa për ndarje në vitet 2002 e 2003, derisa kryeministër i Serbisë ishte Zoran Xhinxhiq.
Atëbotë disa shtete mendonin që ndarja ishte zgjidhja më e mirë, por pas kësaj bashkësia ndërkombëtare, Grupi i Kontaktit dhe institucionet tona vendosën ‘vijën e kuq’ se nuk a ndarje”, ministri kosovar.
Ndarja e pjesës veriore do të shkaktonte efektin domino, tha më tutje Rexhepi, duke shtuar se ka kaluar koha e shteteve një etnike. Ky nuk është opsion, theksoi ai. Edhe vet kryeministri i Serbisë e di se kjo nuk do të realizohet dhe kjo tingëllon si një fontan dëshirash, tha Rexhepi, dhe shtoi se çështja e veriut të Kosovës duhet të zgjidhet sipas Planit të Ahtisarit.
“Mund të quhet edhe ndryshe ai plan, nëse dikë e pengon emri, por esenca do të jetë pakoja e Ahtisaarit dhe përtej saj nuk do të shkohet”, porositi ai.
Rexhepi kërkoi nga institucionet serbe që të tërheqin nga Kosova pjesëtarët e MUP-it, BIA-s e grupe të tjera, të cilat organizojnë veprime jolegale, kurse serbë në Kosovë janë peng i atyre grupeve. Ato grupe, sipas Rexhepit duhet të ikin nga Kosova dhe që njerëzit të përcaktohen vullnetarisht se a do të jenë pjesë e institucioneve kosovare apo “të jetojnë në ëndrrat e tyre”./standardi.info

Lini një koment