Kalo te lënda

Lirohet Sami Hamiti

Sami Hamiti është liruar të enjten nga paraburgimi që ishte që nga 13 shtatori. Lajmin për lirimin e kryesuesit të asamblesë komunale të Prishtinës e ka konfirmuar për Express avokati i tij Tomë Gashi.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, para dy dite kishte  hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Supreme e cila e ka konsideruar si të paligjshëm paraburgimin e Sami Hamitit.

 

Kjo gjykatë vendosi që Sami Hamiti, Muharrem Rama dhe Agim Ademi të mbeten në paraburgim deri ditën e premte, datë 12 tetor, mirëpo ajo mori vendimin për lirimin e tyre një ditë më herët.

 

Sami Hamiti ishte arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe zhvatje.

Hamiti dhe dy të tjerët që janë arrestuar kohë më parë, sipas vendimit të sotëm të Gjykatës së Qarkut, ata do të qëndrojnë në paraburgim deri të premten më 12 tetor.

 

Lini një koment