Kosova e ka vendin në BE
Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ia ka dorëzuar sot dokumentin e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën kryetarit të LDK-së dhe të Prishtinës, Isa Mustafa. Pas takimit, Mustafa e Zhbogar kanë theksuar se ky dokument është i rëndësishëm për Kosovën dhe paraqet një hap me tutje në proceset integruese të vendit.
Ata kanë shprehur pajtimin se të gjitha institucionet e vendit, qofshin qendrore apo lokale, duhet të punojnë intensivisht që të plotësohet kërkesat e KE-së të paraqitura në dokumentin e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën. Mustafa ka theksuar se Kuvendi i Kosovës duhet të këtë rol me të madh dhe duhet të jetë ai që duhet të japë pëlqimin për këto procese./standardi.info