Kalo te lënda

Vlora Çitaku nesër dy gëzime

Qendra e kulturës dhe informimit të bashkimit Evropianë ka hapur sot zyrën në Prishtinë. Me këtë rast ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku tha se Kosova është e gatshme për të nisur procesin e Anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Çitaku: “Nuk jemi të gatshëm për tu anëtarësuar, por jemi të gatshëm për të filluar procesin e anëtarësimit”.

Çitaku e cila nesër feston ditëlindjen u shprehë e gëzuar për këtë ditë, siç u shprehë ajo: Për ditëlindje do ti kem dy gëzime, ditëlindjen dhe marrjen e studimit të fizibilitetit i cili do të jetë historik për Kosovën.

Kurse, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar theksoi se qendra e kulturës dhe informimit të BE-së në Kosovë do të thotë hapje e derës për Kosovën në Bashkimin Evropian. /Dukagjini.com

Lini një koment