Tërnava: E kam pagën 890 euro
Naim Ternava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës ka thënë se Presidentja e Kosovës nuk e ka ofenduar islamin, të paktën ai nuk e ka dëgjuar kurr këtë.
“Nuk kam dëgjuar Jahjagen të ketë thënë ndonjëherë fjalë kundër islamit. Po të kisha dëgjuar se ka fyer ndokush besimin unë i pari do të protestoja” ka thënë Tërnava në KTV.
Tërnava tha se kanë qenë vetëm disa persona që kanë fishkëllyer presidenten dhe se kjo është rritur nga mediat.
Sipas Tërnavës BIK- u është institucioni i vëtëm në Kosovë i cili mbronë të drejtat dhe interesat e myslimanëve. Sipas tij kjo bashkësi ka kërkuar kaherë ndërtimin e një xhamie në Prishtinë dhe se kjo kërkesë nuk ka ardhë si kundërpërgjigje ndaj ndonjë ndërtimi për fetë e tjera, këtë rast ndaj katedrales “Nënë Tereza”.
“Kjo Xhami nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërtimin e Katedralës” theksoi Tërnava.
Sa i përket çështjes së ferexhes së nxënëseve në shkolla, Tërnava ka bërë thirrje që të lejohet mbajtja e saj.
“Unë vetëm kërkoj që myslimanët e Kosovës të gëzojnë të drejtat që gëzojnë pakicat islame në vendet e Evropës” ka thënë Tërnava.
I pari i myslimanëve të Kosovës tha se shpreson se shpejt mbulesa dhe mësimi fetar do të lejohen në shkolla.
Tërnava ironizon për paratë për ndërtim të Xhamisë
Myftiu i Kosovës ka treguar se ndërtimi i xhamisë do të zgjasë përafërsisht 3 vjet por nuk ka qenë i sigurtë për këtë duke precizuar se punimet do të fillojnë në muajin mars të vitit të ardhshëm. Myftiu Tërnava nuk e din se sa do të kushtojë i tërë projekti por thekson se xhamia do të jetë simbol i Prishtinës.
Ndërkohë kur gazetari e ka pyetur se “me çfarë parash do të ndërtohet xhamia” Tërnava ka ironizuar duke thënë “me euro”.
Pastaj ai ka precizuar se paratë do të mblidhen nga populli, nga besimtarët islam dhe njerëzit e vullnetit të mirë.
Tërnava ka theksuar se në Kosovë nuk ka vend për ekstermizëm dhe se ai nuk është kompetent për të folur për një çështje të tillë.
Tërnava mes tjerash ka treguar se ai merr 890 euro pagë mujore dhe se sipas tij kjo nuk është pagë e lartë, edhe pse mesatarja e pagës në Kosovë është shumëherë më e ulët.
“Unë përfaqësojë 2 milion myslimanë ” arsyetoi Tërnava.
“Këto janë pyetje që nuk i bëhen një myftiu ka thënë ai kur është pyetur për veturat që posedon BIK-u.
“Normal që nuk ecim në këmbë ” ka ironizuar ai.
u pergezoj peer gjamin dhe lutem qe te perfundoj si me se miri, nuk te kam lakmin kur thua te lejohet shamia,kemi lindur me te apo e kemi te pushtuar nga te tjeret, kjo eshte nje gje qe vertet te bené krahas shtetve arabe,pyes dhe dua pergjegjen ne vilin kapitull te librit te shenjté eshte,…ME SHAMI I KISHIM nenat tona te cilat ishin agje tjeter perveq amvise, andaj doni qe te kthehet e kaluar, ,mesimi fetaré sipas deshires se njerzve, dhe asesi obligim, sjemi dhe nuk ishim te tillé. tentoni ti shporrni ata te cilet bejné salafime, mjekrrat, pantllonat e shkurter, ti ke rrespektin, fuqiné dhe dijen andaj behu me i rrept, atehere dhe xhematin e ke prané, poqese ketu s´ndodhin, se besoj se do jemi rehat. pyes dhe kete,pse lejoni hoxhallar te viseve tjera jashté shtetit ,duani qe ata te na perqajné, lutesh kete ta shporni, skemi nevoj per te tillé, sepse kemi fuqin toné te dijés, se fundi shendet ,dhe lutem qe te jesh me i zeshem ne gjerat qe po ndodhin.suksese ne fillimin e xhamisé, zoti qofté me ty dhe me te gjithé besimtaret..poqese je drejté dhe pa hile punet do i rregulloni, poqese jo, mbaron tek e keqja, qe se deshirojmé. te lutem ty dhe te madhit zot,paqen per te gjithé shqiptaret kudo qe jané…rrespekt…!
PëlqejeniPëlqejeni