Kalo te lënda

Ramadani: Isa Mustafa na bëri ftesë mediale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pëlqen politikën e “mesit” thotë Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i AAK- së

Sipas Ramadanit kjo politikë “mesi” nënkupton mesin mes PDK-së dhe Vetëvendosjes të cilat sipas tij mbajnë pikat ekstreme.

Ramadani në KTV ka deklaruar se AAK pajtohet me rezolutën që ka nënshkruar me partitë opozitare në Kuvend por se problem për AAK- në është preambula e kësaj rezolute e cila është shumë “ekstreme”.

Ramadani ka theksuar se në seancat  e Kuvendit të Kosovës kanë ndodhur gjëra të pahijshme  dhe mos transparenca dhe jo llogaridhënia e ka pamundësuar paraqitjen e qartë të këtyre dy dokumenteve nga VV dhe PDK dhe sipas tij “ka parandaluar që në mënyrë profesionale ta japim mendimin tonë”.

Madje ai ka thënë se “nëse doni mendoni që nuk e kemi lexuar mirë preambulën e rezolutës kur e kemi nënshkruar”.

Sipas Ramadanit AAK e ka qëllimin te qytetarët e Kosovës dhe në këtë aspekt për ta duhet të mundohet të gjejë zgjidhjen më të mirë për privatizimin.

Sa i përket ftesës që lideri i Lidhjes Demokratike të Kosvës Isa Mustafa u ka bërë atyre për bashkim të djathtësh, Ramadani ka thënë se Mustafa nuk u ka treguar misionin e as qëllimin, por se ai ka bërë vetëm ftesë mediale.

Ramadani ka theksuar sërish se AAK nuk do të hyjë në koalicion as me PDK-në dhe as me ndonjë parti tjetër nëse kryeministër nuk do të ishte lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj.

Lini një koment