Parulla kundër Thaçit dhe xhamisë në Frerizaj
Në paraditen e së martës në Ferizaj në dy vende janë parë disa grafite me përmbajtje fyese, ka njoftuar policia rajonale e Ferizajt.
Burime policore kanë thënë se grafitet ishin shkruar në dy objektet publike, dy në objektin hekurudhor me përmbajtje “O Hashim turku, Avni Rrustemi ka plumba edhe për ty” dhe tjetri ” Poshtë xhamia e re”, ndërsa në murin e Gjykatës komunale grafiti me sloganin “Luftë Vahabistave Prokurori”, transmeton Kosovapress.
Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka thënë se patrullat policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin janë njoftuar njësiti i hetimeve si dhe Forenzika e Stacionit Policor të Ferizajt. Policia nuk ka bërë të ditur nëse ndokush është intevisuar për këto shkrime.