Hamza: Inspektorat i ri për Doganën dhe ATK-në
Ministri i Financave Bedri Hamza thotë se pjesë e strategjisë legjislative të vitit 2013 do të jetë edhe ndryshimi i ligjit për inspektoratin.
Kosova Sot citon Hamzën të ketë thënë se Inspektorati do të jetë i pavarur nga Dogana dhe ATK-ja.
“Ne jemi duke planifikuar që të jetë ligj i veçantë për inspektoratin. Do të jetë pjesë e strategjisë legjislative në vitin 2013. Jemi duke punuar që të krijohet baza legale fillimisht, të bëhen ligjet e nevojshme që të krijohet një inspektorat i pavarur prej Doganës dhe ATK-së me njerëz profesionalë dhe kompetentë, që do të merren me këtë çështje” ka thënë Hamza./Indeksonline/