Kalo te lënda

Sulmohet kufiri me Serbinë

Serbët sulmojnë kufirin e Kosovës në veri të vendit. Janë dëgjuar të shtëna armësh në postat kufitare në pikat e kufirit Dobrosin dhe Konçul, që lidhin Luginën e Preshevës me Kosovën.

Autoritetet serbe sot në mëngjes informuan se bëhet fjalë për një sulm të armatosur dhe të shtëna ndaj postës kufitare në Dobrosin, me ç`rast nuk ka pasur dëme dhe persona të plagosur.

 

Policia serbe informoi se i është kundërpërgjigjur të shtënave, njoftojnë mediat. Ndërkohë, të shtëna armës dhe rafale janë dëgjuar edhe në afërsi të pikës kufitare Konçul. Lidhur me këtë ngjarje në këtë pjesë të kufirit nuk janë deklaruar autoritetet e Serbisë.

 

Zyrtarë policorë në Vranjë kanë thënë se nuk ka pasur të plagosur.

 

Zëdhënësi i Drejtorisë së policisë në Vranjë, Dragan Stamenkovic, citohet të ketë thënë se sot në mëngjes organet kompetente kanë njoftuar për sulmin e mbrëmshëm pjesëtarët e KFOR-it në Kosovë.

 

Mediat serbe informuan sot për incidentin, duke theksuar se këto posta kufitare, që janë të shtrira 100 metra në afërsi të kufirit me Kosovën dy herë me radhë gjatë këtij viti kanë qenë caqe të sulmeve

Lini një koment