Kalo te lënda

SKANDALI/ Berisha në KiE: Kriza e sotme në Europë, si piramidat e mia. (Drejtuesi i seancës i kërkon t’i japë fund fjalës)

Ndërkohë që në Tiranë një protestues i vuri vetes flakën, kryeministri Sali Berisha po fliste në Strasburg, në tempullin e demokracisë, në Këshillin e Europës.

Duke folur në Asamblenë Parlamentare, Berisha guxoi të krahasonte piramidat e tij me krizën aktuale në Europë. Ndërsa fliste me krenari, duke menduar se ishte në seancat e Kuvendit shqiptar, drejtuesi i seancës i bëri me shenjë, ndërkohë që Berisha e kuptoi se ai ishte sinjal për t’i dhënë fund fjalimit.

Pastaj Berisha tha shkurt dy fjali dhe e mbylli fjalimin e tij, që si rrallë ndonjëherë, ka zgjatur vetëm 13 minuta.

Pasi shkoi për t’u ulur, u rikthye në podium dhe u dha dorën drejtuesve të seancës.

Pak ditë më parë Berisha akuzoi edhe Bankën Botërore se nuk ndaluan piramidat në Shqipëri

Lini një koment