Kalo te lënda

Rruga e Kombit 1 miliard euro

Çmimi i ndërtimit të autostradës Vermicw-Merdare mund të arrijë në një miliard euro. Muajin e ardhshëm duhet të përfundojnë punimet në 64 kilometershin e parë – segmenti i pestë.

“Punët i kryejnë rreth 2500 punëtorë të konzorciumit amerikano-turko Bechtel-Enka, të cilët janë të angazhuar pandërprerë tashmë që dy vjet në ndërtimin e autostradës të gjatë 102 kilometra, kurse afati i tërë projektit është 36 muaj, raporton portali i njohur kroat Seebiz.

Përfaqësuesit e këtij konzorciumi thonë se “autostrada aktualisht është më e mira dhe më e shpejta në rajon. “Kjo autostradë është me parametra ndërkombëtar, në të cilën shpejtësia arrin nga 120 deri 130 kilometra në orë”,  tha përfaqësuesja e konzorciumit, Ela Ruçi.

“Autoritetet në Prishtinë deri më tash kanë investuar 560 milionë euro, por se bashku me eksproporimin e tokës çmimi i ndërtimit mund të rritet”, thekson tutje portali kroat.

Drejtori ekzekutiv i institutit “Riiinvest”, Lumir Abdixhiku, tha për Seebiz se autostrada në drejtim të Shqipërisë do të kushtoj 25 për qind të bruto prodhimit kosovar. “Që të shpenzohen një miliard për një projekt, dhe se ajo kontratë mos të bëhet e ditur për publikun, do të thotë se nuk ka transparencë në këtë proces”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas, Seebiz, autoritet kosovar, tashmë janë në përgatitje të ndërtimit edhe të një autostrade, në drejtim të Maqedonisë.

Lini një koment