Kalo te lënda

Rozi: Me Kreshën, një histori dashurie shumë e bukur

Rozana Radi ka thënë se kënga “Ti s’ke zemër” ka elemente autobiografike dhe aty ka hedhur rreth 50 për qind të jetës së saj. Megjithatë, ajo ka mohuar se kënga flet për historinë e saj më të fundit të dashurisë, me reperin nga Kosova, Mc Kresha. “Ka nga jeta ime, por jo nga historia me Kreshën”, ka thënë këngëtarja në një intervistë për Panorama Plus.

Më tej, ajo ka thënë se ka pasur një histori dashurie shumë të bukur me këngëtarin kosovar, ndërsa e pyetur se si mund të mbarojë një histori dashurie shumë e bukur, është përgjigjur: “Nuk e di si mund të mbarojë, përrallat mbarojnë me fund të lumtur, por mbeten përralla, nuk bëhen realitet”.

Ndërkaq, Rozana vazhdon ta mbaj të fshehur arsyen e ndarjes: “Është një arsye shumë personale, të cilën kam zgjedhur të mos e komentoj me të tjerët. Por mund t’ju them se për aq sa zgjati, ishte një histori shumë e bukur. Ne nuk jemi zënë për asgjë me njëri-tjetrin”.

Lini një koment