Kalo te lënda

Rita Ora i kthehet aktrimit (video)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, do t’i rikthehet profesionit të saj të parë, aktrimit. Ajo paralajmëron pjesëmarrjen në një sertial të famshëm.
Këtë herë, ajo i rikthehet kinematografisë me një rol në serialin e famshëm “90210” (Beverly Hills), ku do të paraqitet si vetëvetja, Rita Ora.

Ajo ka bërë të ditur se episodi ku ajo paraqitet do të shfaqet në televizion gjatë janarit të vitit të ardhshëm.

Në vitin 2004, Rita ka marrë pjesë si një prej aktoreve kryesore në “Spivs”(një zhargon britanik për tregun e zi)”.

Ajo është shfaqur në film në moshë të vogël, me flokë të zeza dhe me një rol impresionues, jo vetëm për aftësinë e aktrimit por edhe për faktin se gjatë gjithë kohës ajo flet në gjuhën shqipe, me dialektin e vendlindjes së saj, raporton Indeksonline.

Rita ka aktruar rolin e Rosanës, një vajzë shqiptare që udhëton drejt Londrës për të gjetur motrën e saj, një vajzë refugjate.

Në videon e mëposhtme janë të përmbledhura skenat ku shfaqet Rita, në filmin e njohur në Britani.

Lini një koment