Kalo te lënda

Pacolli ftohet nga presidenti i Ugandës, në përvjetorin e pavarësisë

Me ftesë të presidentit të presidentit të Ugandës, Yoweri Museveni, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në Ceremoninë e artë të shënimit të 50 vjetorit të pavarësisë së Ugandës me 9 tetor 2012, në kryeqytetin e këtij shteti Kampala.

Në këtë ceremoni, priten të marrin pjesë delegacione të shumta nga vendet e kontinentit të Afrikës dhe kontinentet tjera.
Gjatë këtij organizimi, zëvendëskryeministri Pacolli do të ketë një rast për të zhvilluar takime direkte me udhëheqës shtetesh që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Gjithashtu, nëj takim të veqantë, zëvendëskryeministri Pacolli do ta zhvillojë edhe me presidentin Museweni, për avansimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Ugandës.
Ndërkaq, me 7 tetor, zëvendëskryeministri Pacolli ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të fondacionit më të madh në Afrikë, në Oweri të Nigerisë.  Në këtë organizim kanë marrë pjesë shumë ish president dhe përfaqësues politikë të shteteve të ndryshme të Afrikës, si dhe përfaqësues nga bota akademike nga mbarë bota.

Lini një koment