Mustafa takon Dacin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ftuar në një takim kreun e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Dacin.
Takimi ka filluar para pak çastesh në Villa Gërmia, në periferi të kryeqytetit.
Gazeta ExpressOnline raporton se krerët e dy partive shoqëroheshin në këtë takim nga bashkëpunëtorë të ngushtë partiakë.
Takimi ka për qëllim mundësinë e bashkëpunimit mes dy partive, në kohën kur LDK po përpiqet t’i mbledh rreth vetës subjekte të deklaruara si të Djathta.