Ministrat e NATO-s të mërkurën diskutojnë për Kosovën
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s, me kërkesë të Gjermanisë, të mërkurën në Bruksel do të “shqyrtojnë gjendjen aktuale në Kosovë dhe do të marrin raportin më të ri për operacionet e KFOR-it”, kanë thënë sot zyrtarë të NATO-s në Bruksel.
“Ky do të jetë takim teknik i shqyrtimit të disa çështjeve dhe nuk është paraparë të merret çfarëdo vendimi rreth zvogëlimit të trupave apo çështje taktiko-operative”, kanë thënë zyrtarë të NATO-s për agjencisë Beta.
Në pyetjen se a do të shqyrtohet operimi i trupave të NATO-s në veri të Kosovës, agjencisë Beta i është thënë se asnjë vendim rreth pikave kufitare apo hapa tjerë të KFOR-it nuk do të jenë në rend dite te mbledhjes ministrore.