Kalo te lënda

Mbillen kanabis, menduan se ua zbukuron oborrin

Policët në Bedford të Britanisë së Madhe kanë arrestuar një çift të moshuarish me akuzën e rritjes së kanabisit.

Por policët thonë se të moshuarit kanë mbetur të shokuar kur kanë mësuar se bima që kishin në kopsht, ishte një rrënjë kanabisi.
Policët e postuan foton e bimës në Twitter, bashkë me një koment ku thoshin se kjo është bima më e madhe e kanabisit që kanë kapur ndonjëherë.
Ata shtojnë se të moshuarit e kanë blerë këtë bimë në një pazar dhe as që ia kanë pasur idenë se çfarë ishte.
Akoma nuk dihet nëse ndaj tyre do të ngrihet ndonjë padi.

Lini një koment