Kalo te lënda

AAK “hanë fjalët” rreth mocionit për privatizimin

Partitë opozitare nuk kanë harmonizuar qëndrimet sa i përket votimit të mocionit për privatizimin. Megjithëse AAK-ja, e cila ka nënshkruar këtë mocion, pak ditë para mbajtjes së seancës, ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se tani duhet të kërkohet një mes ndërmjet këtij mocioni dhe Rezolutës së PDK-së, raporton KTV.

“Asnjëra rezolutë nuk është e pranueshme për AAK-në, nëse nuk arrihet kompromis, atëherë ne nuk do ta votojmë asnjërën”, ka thënë Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie. Por, Ismet Beqiri nga LDK-ja e ka bërë të qartë se nuk do të ketë ndryshime të këtij mocioni tashmë të formuluar dhe si i tillë, do të hidhet në votim të enjten kur mbahet seanca e Kuvendit. Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka thënë se partia e tij do të respektojë cilindo vendim që do të merret, nëse këtë e përcaktojnë votat e deputetëve.

Në seancën e së enjtes, e cila mund të vazhdojë edhe të premten, përpos debatit për privatizimin, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të zhvillohet edhe interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e kërkuar nga LDK-ja.

Lini një koment