Prokuroria ende s’ka ndjekur asnjë rast
Janë bërë gati 2 vite ku deputetët e Kosovës janë rehatuar në kolltukët e tyre, por duke marrë parasysh se është vlerësuar se zgjedhjet e kaluara janë të manipuluara, atyre tash nuk është duke u lënë përshtypje një gjë e tillë. Por ende nuk ka ndonjë pasqyrë të saktë se në çfarë mase janë manipuluar zgjedhjet.
Për më shumë ende nuk dihet se çka ka ndodhur pas numërimit, apo rinumërimit të votave në qendrën e numërimit dhe rezultateve.
“Do të duhej deri tani, që dalin me raste konkrete të emrave se cila kuti e votimit dhe cili deputet para rinumërimit ka pas 5 mijë vota e pas rinumërimit ka pas 1 mijë vota. edhe do të thotë që hetuesia ta kryejë punën e vet, përndryshe në qoftëse ne vazhdojmë me neglizhencën e drejtësisë dhe mospasjen serioze të kësaj kemi me ardh në një proces zgjedhor, jo të manipuluar si në 20120 por shumëfishë më të madhë të manipuluar”, theksoi drejtori i KDI-së Ismet Kryeziu.
Por edhe sistemi i drejtësisë në vend ka dështuar ti hetojë manipuluesit e zgjedhjeve,vlerëson shoqëria civile. Krejt kjo sipas Lorik bajramit nga organizata Çohu, ka ndodhur si pasojë e ndikimit politik në polici.
“Si i tillë, mendoj se ka qenë edhe përgjegjësi e sistemit të drejtësisë për me e sqaru kit gjendje, se a ka pas apo nuk ka pas manipulime me vota, mirëpo në asnjë mënyrë sistemi i drejtësisë me qenë si pararojë, apo politika me qenë sikur pararojë e një qartësimi të manipulimit të votave”, ka thënë Bajrami për KTV-në.
Me gjithë faktin se janë ngritur me qindra aktakuza për të dyshuar për manipulim votash, Instituti Demokratik i Kosovës konsideron se Drejtësia në Kosovë ka dështuar në gjetjen e manipuluesve.
Nga ana tjetër Drilon Gashi, nga instituti për Demokraci dhe Zhvillim, vlerëson se organet e drejtësisë duhet ti shkojnë deri në fund hetimit, duke përfshirë këtu zinxhirin që ka krijuar këtë proces.
“Për këto keqpërdorime të votave e kam ditë që janë organizatorët e vjedhjeve të votave dhe jo vetëm komisionarët. Tash do të dalim shpejt me disa hulumtime që kemi bërë këtu në Demokracinë për Zhvillim, ku identifikojmë mënyra të ndryshme të keqpërdorimeve ku përfshihen komisionarët dhe shkojnë përtej tyre”, ka theksuar Gashi për KTV-në.
Për zgjedhjet e 2010-ës, prokurorët kanë ngritur aktakuza për 220 raste ndaj 1500 personave, dhe në proces të ngritjes së aktakuzës janë edhe 750 komisionar. Por pavarësisht deklaratave dhe dëshmive të ndryshe prokuroria ende nuk ka ndjekur njerëz të kësaj legjislature për dyshime për manipulim të votave./Indeksonline/