Kalo te lënda

Presidentja e Kosovës Atifete Kuci u takua tinza disa herë me serbët e veriut

Deklaratat e Ramush Tahirit për veriun nuk janë në kundërshtim me presidenten, insiston këshilltari i lartë i Jahjagës.

Ramush Tahiri thotë se strukturat serbe janë legjitime dhe nuk janë ilegale.

Tahiri duke insistuar në këtë, thotë se qëndrimi i tij nuk bie në kundërshtim me institucionin ku punon. Tahiri për KTV-në, ka zbuluar se presidentja Jahjaga ka pasur takime me njerëz të veriut, por nuk ka precizuar se me kë është takuar.

Për takime me përfaqësuesit e serbëve të veriut është shprehur i gatshëm edhe shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi, por kërkohet që fillimisht ata të dalin nga vota e qytetarëve që do mbahen nën organizimin e Prishtinës zyrtare./Indeksonline/

Lini një koment