Pakicave do t’u rikthehen ulëset e rezervuara në Kuvend
Neni 148 është larguar vetëm përkohshëm nga Kushtetuta. Akti më i lartë juridik në vend sërish do të hapet për ndryshim, me qëllim rikthimin e vendeve të rezervuara në Kuvend për komunitetet jo shumicë.
Kjo kërkesë është parashtruar nga 25 deputetë të pakicave shkruan “Koha Ditore”.
Sipas burimeve të gazetës deputetët nga komunitetet jo shumicë kishin kushtëzuar një muaj më parë votimin e amendamenteve për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë, me mospërfshirjen e nenit 148.
Kërkesa nuk mund të bëhej shpejt për shkak proceduarash, e votimi duhej bërë para 10 shtatorit kur është vendosur heqja e mbikëqyrjes.
Këta deputetë kanë mbështetjen e vendeve të Quintit dhe vetë qeveria do të inicojë procedurën për ndryshime të tilla kushtetuese, por paraprakisht do të krijohet një klimë e tillë që deputetët shqiptarë të mos refuzojnë votimin e amendamentit që rikthen nenin për vendet e rezervuara.