Kalo te lënda

Opozita: Presidentja të distancohet nga deklarimet e këshilltarit të saj

Opozita ka kërkuar nga Presidenca e Kosovës që të distancohet nga deklaratat e këshilltarit të presidentes,  Ramush Tahiri. Opozita  fjalorin politik të Tahirit ndaj strukturave institucionale dhe udhëheqësve të serbëve të veriut e quan jokushtetues, të pamatur dhe të dëmshëm.

Kjo kërkesë vjen një ditë pasi këshilltari Tahiri strukturat paralele serbe i ka quajtur legjitime.  Papajtueshmëria e opozitës me terminologjinë e këshilltarit të presidentes Jahjaga qëndron në deklarimin se strukturat që veprojnë në veri, si institucion, nuk mund të quhen kriminale dhe se ato kanë legjitimitet, ngaqë përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të atjeshëm, e që sipas opozitës, e madje edhe partisë në pushtet, PDK-së, ato shihen si struktura kriminale që nuk kanë legjitimitet, sepse nuk janë zgjedhur nga vota e zgjedhjeve të lira, raporton KTV.

Këto deklarata vijnë në kohën kur trysnia ndërkombëtare për bisedimet Prishtinë-Beograd po rritet, thotë opozita parlamentare. Por, shefi i grupit parlamentar të PDK-së dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Adem Grabovci, tha se ende nuk dihet nëse do të bisedohet edhe për veriun.

Lini një koment