Nikoliq: Do propozoj Daçiqin kryenegociator
Dilema se kush do të jetë kryenegociator i Serbisë në bisedime me Kosovë mund të zgjidhet qysh të hënën, ka thënë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe ka shtuar se ai do ta propozoj kryeministrin Ivica Daçiq.
Ai ka thënë për B92 se të hënën do të takohet me Qeverinë dhe se do ta propozoj Daçiqin si udhëheqës të ekipit.
Sipas Nikoliqit, Daçiqi, si kryeministër, duhet ta udhëheqë ekipin, ndërsa ka shtuar se “në bisedime shkohet me kryeministrin”, sepse Prishtina propozon kryeministrin e saj.
Nikoliq ka thënë se ai është i gatshëm, nëse Qeveria e kërkon këtë nga ai, që të merr përgjegjësi dhe të jetë pjesëmarrës në bisedime.
Ai ka thënë se kërkesa e tij në këtë rast është që mos të negocioj me Hashim Thaçin.
I pyetur se a ka kërkesë që të takohet me Thaçin, Nikoliq ka thënë se në Nju Jork, në takimin në ambasadën e BE-së, ka dalë nga aty pasi ka dëgjuar në mesin e të ftuarve është edhe kryeministri kosovar.