Arrestohet dhe menjëherë lirohet larguesi i barrikadës
Një qytetar shqiptar nga ana jugore e Mitrovicës ka tentuar që me ekskavatorin e tij të largojë barrikadën mbi urën kryesore të Ibrit. Ngjarje ka ndodhur rreth mesditës, bëjnë të ditura burimet e Kohavisionit në Mitrovicë. “Pjesëtarët e policisë kanë reaguar menjëherë, duke arrestuar vozitësin e ekskavatorit dhe më pas e kanë liruar”, ka thënë ky burim i KTV-së. Me të parë ngjarjen dhjetëra pjesëtarë të të ashtuquajturës “Mbrojtje territoriale serbe” të pranishëm në tendën përskaj urës janë tubuar menjëherë pranë barrikadës. Të tubuar pranë urës ka pasur menjëherë edhe nga jugu i qytetit, të cilët po vëzhgonin situatën, ndërsa shtimi i menjëhershëm i prezencës nga ana e policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë kanë evituar ndonjë incident të mundshëm.
mir e paska pasen kur nuk munet shteti me i hjeken barikadat duhet dikush me i hjeken sa ma shpejt qe eshte e munshme
PëlqejeniPëlqejeni