Kalo te lënda

Kuqi: Mirë që LDK e di që s’mund të fitojë

Tendencat e LDK-së për fitore në zgjedhjet e ardhme, të cilat ende nuk dihet saktë se kur do të mbahen, nuk shihen si rrezik nga partia më e madhe në pushtet. Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, e sheh jo rezultativ përcaktimin e fundit të LDK-së, që t’i bëjë bashkë të gjitha partitë me orientim të djathë në një koalicion parazgjedhor.

Atij i vjen mirë që LDK-ja së paku e ka kuptuar se nuk mund t’i fitojë zgjedhjet si e vetme.

“LDK-ja nuk është forcë që duhet të gravitojnë qytetarët e as subjektet tjera politike me identitet. Tendencat e tilla janë shpresë për anëtarësinë e thyer të LDK-së, por që nuk do të kenë rezultate si shpeshherë më parë”, ka thënë Kuçi, shkruan “Koha Ditore”.

Zgjedhjet në Ferizaj dhe Kaçanik, sipas tij, janë barometër i mirë për skenën politike të vendit.

Për dallim nga LDK-ja që pretendon të lidh aleancë me subjektet politike, PDK-ja, sipas Kuçit, ka një aleancë shumë më të gjerë.

Lini një koment