Kalo te lënda

Kadare kandidat për çmimin “Nobel” më 11 tetor

Çmimi “Nobel” për letërsinë, ku është kandidat edhe shkrimtari Ismail Kadare, pritet të ndahet në datën 11 tetor, pas publikimit të datave të ndarjes së këtij çmimi, sipas fushave përkatëse.

Sipas parashikimeve, vendi i parë “luhet” mes shkrimtarit kinez Mo Yan dhe atij japonez Haruki Murakami. Në këtë renditje paraprake, shkrimtari Ismail Kadare mbante vendin e katërt. Akademia Suedeze si çdo vit e shpall më vonë datën, por duke iu referuar traditës, gazetat kanë shkruar se ceremonia do të zhvillohet ditën e enjte, që i takon data 11 tetor.
Për të satën herë, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është kandidat për këtë çmim që këtë vit ka vënë në garë 46 emra shkrimtarësh. Vitin e kaluar, fituesi i çmimit më të madh në letërsi ka qenë poeti suedez Tomas Transtromer.
Ndarje e çmimeve “Nobel” do të fillojë në datën 8 tetor, kur do të ndahet çmimi për mjekësinë dhe do të përfundojnë më 15 tetor me çmimin për ekonominë.

Lini një koment