James Bond” nuk pi alkool
Daniel Craig, aktori i cili luan agjentin sekret më të famshëm në botë, James Bond, konsideron se përkrah këtij rolit të madh vjen edhe një përgjegjësi e madhe ndërsa që nga koha kur interpreton agjentin e njohur, nuk ka shijuar asnjë gllënjkë të alkoolit.“Me rol të madh, të tillë si roli i Bondit, vijnë edhe përgjegjësi të mëdha. Së shpejti nuk do të më shihni më në ndonjë bar apo kafe,” tha Craig për mediat.
Aktori 44-vjeçar, i njohur edhe për rolin në filmin “Lara Croft: Tomb Raider”, tha se ai po përpiqet të jetojë një jetë modeste.
Dhe derisa pritet premiera e “Skyfall”, filmi i tretë me radhë i Bondit, ku Craig luan rolin kryesor, aktori është i vetëdijshëm se të gjithë sytë, sidomos objektivat e paparacëve janë të fiksuar në të dhe nuk dëshiron të luajë me besimin dhe mundësinë që i është dhënë.
Aktori me bashkëshorten e tij, Rachel Weisz, jeton në New York dhe po përpiqet të çojë një jetë të qetë dhe të tërhequr, sepse, siç tha ai, në të kaluarën, ka pasur një jetë shumë të trazuar.