Kalo te lënda

“Evolucioni dhe Big Bengu janë gënjeshtra nga ferri” (Video)

Evolucioni, embriologjia dhe teoria e Big Bengut “janë gënjeshtra që kanë dalë direkt nga gropa e ferrit, për të bindur njerëzit se ata nuk kanë nevojë për një shpëtimtar”, ka thënë republikani amerikan Paul Broun, anëtar i Komitetit për Shkencë, Gjithësi dhe Teknologji në Kongresin e SHBA-ve.
Broun, i cili me profesion është mjek, i tha këto fjalë në një fjalim në një kishë baptiste në fund të muajit të kaluar, por videoja nga ky fjalim është shfaqur tash vonë në publik.

“Fjala e Zotit është e vërteta. E kam kuptuar këtë. Të gjitha gjërat që unë i kisha mësuar në lidhje me evolucionin dhe embriologjinë, si dhe teoria e Big Bengut, që të gjitha këto janë gënjeshtra që kanë dalë direkt nga gropa e ferrit. Këto janë gënjeshtra që mua dhe të gjithë njerëzit të na ndalojnë të kuptojmë se kemi nevojë për një shpëtimtar”, tha Broun.

Sipas tij, Toka është rreth 9.000 vjet e vjetër dhe është krijuar për ë gjashtë ditë.

Broun ka kandiduar sërish për të qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. Në zgjedhjet e 6 nëntorit, në qarkun e tij (distriktin e 10 të Georgias), nuk do ta ketë asnjë kundërshtar nga Partia Demokratike.

Zëdhënësja e tij tha se ai u xhirua gjersa fliste jozyrtarisht me anëtarët e grupit të kishës, rreth besimeve të tyre fetare. Megjithatë, agjencia AP shkruan se takimi është reklamuar dhe se videoja është postuar në faqen e internetit të kishës.

Lini një koment