Kalo te lënda

“El Clasico”: 2 Messi vs. 2 Ronaldo (video)

Barcelona dhe Real Madrid kanë luajtur baras në “Nou Camp” në kuadër të xhiros së shtatë të Primera Divisionit..

Më këtë barazim, Barcelona e ruan diferencën e pikëve në tetë karshi Real Madridit.

Real Madridi e ka nisur më mirë ndeshjen, duke krijuar raste të mira për shënim, mirëpo goli ka arritur në minutën e 23’ kur Karim Benzema e shërben për mrekulli Cristiano Ronaldo i cili nga ana e majtë arrin ta plasoj topin në rrjetën e Valdesit.

Vetëm tre minuta më pas, Reali ka mundur të dyfishoj epërsinë, mirëpo Benzema i gjendur përballë portierit kundërshtar gjuan plogështi duke goditur shtyllën pingule të Barçës.

Pas këtij rasti, Barcelona gjen disi tempin e lojës duke u përqendruar në sulm. Në minutën e 31, pas një tollovie në zonën e rreptësisë së “Mbretërve”, Lionel Messi arrin ta tund rrjetën e Iker Casillasit.

Më këtë rezultat ka përfunduar pjesë e parë.

Në pjesën e dytë ishte Lionel Messi që me një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë mposhti Casillasin për eperësinë e parë të Barcelonës. Ndodhi kjo në minutën e 61’.

Mirëpo, vetëm pesë minuta më pas, Cristiano Ronaldo arrin ta barazoj rezultatin 2:2, duke vendosur njëherit edhe epilogun përfundimtar të “El Clasicos”. (ORAinfo)

Lini një koment