Kalo te lënda

AAK-LDD, injorojnë Isën

AAK shprehet me gjysmë zëri për koalicion me PDK, ndërsa LDD e quan të vonuar kërkesën për mobilizim kundër mazhorances qeverisëse.

Ftesa e Isa Mustafës për bashkim forcash, duket se nuk i ka entuziazmuar AAK-në dhe LDD-në. Partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se tashmë është shumë vonë.
Zëdhënësi i kësaj partie, Ernest Luma, ka thënë se kur AAK-ja i kishte bërë kërkesë para 4 vjetësh LDK-së, kjo e fundit e kishte refuzuar dhe injoruar atë për një bashkim të partive që thirren si të djathta. Sipas tij, tash vetë forma e ftesës me kushte, është e papranueshme për partinë e Ramush Haradinajt.
Luma nuk ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me asnjë parti politike, përfshirë edhe PDK-në, por, sipas tij, vetëm me kushtin që posti i kryeministrit të rezervohet për liderin e AAK-së.  Ftesën e LDK-së, e quajnë të vonshme edhe anëtarë të LDD-së, raporton KTV.

Lini një koment