Substanca e cila zbutë dhimbjet njësoj sikundër morfiumi i njohur, por pa efekte të padëshiruara, është gjetur te helmi vdekjeprurës i gjarprit Mamba e zezë.

Shkencëtarët francezë, që kanë meritat për këtë zbulim, besojnë se janë afër gjurmëve të ilaçeve të reja kundër dhimbjeve.
Ata, duke testuar helmin e Mambës së zezë tek minjtë, kanë konstatuar se ky helm vepron më me efikasitet se sa morfiumi dhe se në të ardhmen mund ta zëvendësojë tërësisht atë.

Shkencëtarët e pranojnë se nuk kanë ende njohuri pse Mamba krijon këtë substancë. Duke analizuar helmin e 50 llojeve të kafshëve, shkencëtarëve vëmendje të posaçme u kanë tërhequr proteinat nga helmi i Mambës të cilat zbusin dhimbjet, për çka i kanë dhënë emrin Mambalgini.

Mjeku Erik Lingeulji, nga Instituti për farmakologjinë e molekulave dhe të qelizave në Francë, thotë se proteini i zbuluar nuk ka efekte të padëshiruara siç ka morfiumi, i cili shkakton kokë dhimbje, vështirësi në të menduarit, vjellje dhe ngërçe të muskujve.
|