Therje me thikë, pranga të dyshuarit
Një i ri është therur me thikë në stacionin e Autobusëve në Drenas. Viktima është dërguar urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare për kurim, përderisa gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Policia bënë të ditur se një person është arrestuar i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Motivet e rastit ende nuk dihen, ndërkohë njësiti i hetimeve po merret me rastin.
Një rast tjetër lëndim trupor, ka ndodhur edhe në fshatin Fushticë e Ulët të Drenasit.
Sipas policisë, një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmua fizikisht viktimën mashkull, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërgua në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me Prokurorin është dërgua në mbajtje