Tahiri ripërsëritë: Ilegalët në veri, përfaqësues legjitimë!
Pushteti aktual në veri të Kosovës që mbështetet nga Serbia nuk është quajtur si strukturë paralele nga Ramush Tahiri, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
E kjo për shkak se deri tash Kosova nuk ka arritur t’i krijojë strukturat e veta legale. “Ne ju themi struktura paralele për propagandë, por faktikisht me terminologji juridike ato janë të vetmet funksionale atje”, ka theksuar Tahiri, për “Tribuna Shqiptare”.
Por, Tahiri ka shpjeguar se atje ka përfaqësues legjitimë, por nuk ka pushtet legjitim, sepse nuk punojnë sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Gazeta ka provuar të marrë mendimin nga tre zyrtarë të lartë qeveritarë, por shpjegimi i tyre ka qenë se u duhet më shumë kohë për ta analizuar deklaratën e Tahirit, të cilën parimisht e kanë vlerësuar si ‘për hava’.