Presidentja disa herë i ka takuar serbët e veriut
Ramush Tahiri, këshilltari i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se strukturat serbe janë legjitime. Duke insistuar në këtë, shton se qëndrimi i tij nuk bie në kundërshtim me institucionin ku punon.
Tahiri për KTV-në ka zbuluar se presidentja Jahjaga ka pasur takime me njerëz të veriut, por nuk ka precizuar se me kë është takuar.
Për takime me përfaqësuesit e serbëve të veriut është shprehur i gatshëm edhe shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi, por kërkohet që fillimisht ata të dalin nga vota e qytetarëve që do mbahen nën organizimin e Prishtinës zyrtare.