Kalo te lënda

Në gjyqësor ndërhyri politika

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu edhe pse nuk jep emra, pranon se pati përpjekje që politikanët të ndërhynin në punën e gjykatave. Duke folur për drejtësinë në Kosovës, ai tha se sistemi i drejtësisë ka nevojë për reforma të thella.

Sejdiu ka thënë se çdokush që ka bërë shkelje duhet të hetohet, pa marrë parasysh se kush është. Sipas tij, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
“Mendoj se gjyqësori është një nga shtyllat më të rëndësishme dhe kryesore që mund të ketë një vend. Ajo që mund të nxjerrë nga pjesa e përvojës sime dhe konstatimeve që kam pasur që në fillim ka qenë thirrja ime që politika të mos përzihet asnjëherë në gjyqësor…. E di që ka pasur përpjekje për ndërhyrje nga politika”, ka thënë ndër të tjera Sejdiu në një intervistë për Kosova Sot.

Lini një koment