Mustafa kërcënon me largimin nga koalicioni me AKR-në
Grupi i Ekspertëve “E15”, i cili u bë pjesë e koalicionit me AKR-në e Pacollit, paralajmëron largimin nga ky koalicion. Deputeti Muhamet Mustafa thotë se kthimi i koalicionit në programin e tij qeverisës është jetik dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, ata do të shqyrtojnë mundësinë e largimit nga ky koalicion, raporton KTV.
Mustafa kritikon ashpër Qeverinë e Kosovës për formën e privatizimit, duke thënë se nuk ka bazë ligjore për privatizimin e PTK-së.