Kalo te lënda

Daçiq këmbëngul për ndarje të Kosovës

Ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme e drejtë, ka thënë kryeministri i Serbisë për gazetën Delo.

Kryeministri serb ka theksuar se bëhet fjalë për qëndrim të tij personal dhe se për të nuk insiston sepse “qëndrimet e veta nuk mund t’i imponojë si ato që e i ka panair e gjithë Serbia ose bashkësia ndërkombëtare.”

“Ende gjithnjë mendoj kjo është zgjidhja më e shpejtë, më e mirë dhe më e drejtë, e cila është e pranueshme si për shqiptarët ashtu dhe për serbët, sepse ajo respekton interesat e tyre legjitimë”, ka thënë Daçiq dhe ka shtura se “qeveria natyrisht se përpiqet për zgjidhje paqësore dhe vazhdimin dialogut Beograd – Prishtinë”.

Ky dialog “sipas mendimit tonë duhet të përfshijë edhe çështje politike e jo vetëm ato teknike”, ka thënë Daçiq.

Kryeministri serbe ka vlerësuar se pavarësia e Kosovës “nuk mund të jetë e plotë po qe se nuk pajtueshmëri deh marrëveshje me Serbinë.”

“Në fund të fundit, Kosova nuk është anëtare e KB-së e BE po këmbëngul për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Sikur të mbaronte rrëfimi me siguri se nuk do të merreshim me të”, ka thënë ai.

Daçiq ka thënë se Beogradi dëshiron të vazhdojë dialogun me Prishtinën në nivelin më të lartë, se qeveria bashkë me kryetarin e shteti do të formojë politikën kombëtare për Kosovën dhe se BE duhet të definojë temat e dialogu. Ai ka thënë po ashtu se BE nga Serbia nuk e pret njohjen e Kosovës.

“Me mua për këtë kërkesë të Brukselit askush nuk ka folur as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht,” ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se është e nevojshme të gjendet zgjidhja “që të ruhen interesat shtetërore kombëtare ashtu që Serbia nuk do të ketë nevojë ta njohë Kosovën dhe perspektivën e saj evropiane.”

“Vëni e Serbisë para dilemës që, nëse do të hyjë në BE duhet ta njohë Kosovën është shumë e dëmshme sepse kjo e shton disponimin antievropian edhe ashtu mjaft të lartë”, ka thënë Daçiq për gazetën sllovene.

Lini një koment